Ma lini mua, është bashkëshorti im’’, Almeda Abazi nuk duron më dhe ju kthehet të gjithëve


Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi vendosi të kalonte një darkë romantike me bashkëshortin e saj, aktorin e dashur truk, Tolgahan Sayisman, por që në fakt nuk shkoi si kishte menduar ajo.
Mesa duket, aktori është tejet i angazhuar me punë ndaj dhe telefoni i tij nuk ka pushuar së rëni, gjë që e ka nervozuar Almedën, e cila nuk ka ngurruar aspak dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve atyre që kanë punë me të.

“Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është bashkëshorti im!”, ka shkruar Almeda me shaka në “InstaStory” krahas fotos së aktori me celular në dorë.