Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë për të inspektuar nbanesat e reja që po rindërtohen për shkak të dëmeve nga tërmeti i 21 shtatorit.
Gjatë takmit me banorët nuk kanë munguar as këtë herë batutat nga Rama, teksa fillimisht e ka cilësuar si “shejtani më i madh”, ministren Balluku që sipas tij po e tha një gjë e mbaron.
Ndërkohë, me pas shefi i qeverisë ka replikuar edhe me një djalë të vogël, pasi vogëlushi i kërkoi të rindërtohet shtëpia e tij.
Batutat:
I vogli: Shiko si e ka bërë Pamela
Rama: Po pra Pamela e ka bërë, do të ta bëjmë edhe ty
I vogli: Unë dua ta bëj para
Rama: Do ta bësh para Pamelës ti por Pamela…Ti e do para Pamelës ëëë.
I vogli: Ata e kanë bërë për veten e vet.
Rama: Po për veten e veta pra për kë do e bëjnë