Komiteti për Hetim të Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KINSIV) sot fillon aktivitete në Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit M-NAV si pjesë e hetimit për ngjarjen në qiellin e Shkupit më 7 shtator në të cilin sipas paralajmërimeve është shmangur përplasja e dy aeroplanëve. Për ngjarjen vepron edhe Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), ndërsa nëse konfirmohet se ka vepër penale gjetjet duhet të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike
“Të hënën do të hyjmë në M-NAV dhe do të bëjmë bisedat e nevojshme, do të dëgjojmë regjistrimet e bisedave të kontrollorëve me pilotët e aeroplanëve dhe do të shikojmë edhe regjistrimet. Ne nuk vërtetojmë fajin, por arsyen që çoi në një incident të tillë. Do të kërkojmë gjithashtu deklarata nga pilotët e të dy aeroplanëve përmes autoriteteve të tyre të aviacionit dhe do të informojmë publikun. Çdo gjë tjetër për momentin do të jetë spekulim”, tha të premten për MIA-n, Zoran Ilievski, kryetar i KINSIV.
Paraprakisht nga AAC për MIA-n konfirmuan se po veprojnë pas një ngjarje të denoncuar nga Ofruesi i Shërbimeve të Navigacionit M-NAV.
“Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV në mënyrë të rregullt e paraqiti ngjarjen dhe AAC do të veprojë rreth të njëjtës”, deklaruan nga AAC.