Nga Adelina Marku
Ndoqa me shume vemendje debatin tek Arta Tahiri. Ne te sfidoi Kastriot Rexhepi. Kastriotin e njoh personalisht dhe e kam mik te mire, por kjo ska te beje me vleresimin melarte, gezohem qe Kastrioti po nderton nje profil politikani me reagim argumentues dhe jo emocional! Per me shume , tregoi nje kulture cilesore debati. Padyshim qe nje koalicioni do ndodhe! Ne logjiken ideologjike koalicioni do duhej te dukej mes ASH, Beses dhe PDSH- se, bile do kisha shtuar se nje kualicion i ketille mbledh nje trup votuesish mjaft stabil qe nga viti 98 -99, i cili njihej si ish pjese e PDP, PPDSh e me vone i gjithi si PDSH. Jam dakord, lideret e ketij koalicioni mendojne se jane te paimagjinueshem bashke, por projekcionet per tjetrin keta – ashtu sic i ndertojne ne baza subjektive poaq mund ti eleiminojne ne baza pritshmerish politike objektive per fitore e ndryshim.
Ekziston nje psikologji endorfini qe sjellin koalicionet tek votuesit, parimisht ato duhet te behen per te gezuar votuesit dhe jo lideret e individet brenda partive qe kane per synim veten neper listat e perbashketa. Koalicioni qe do mblidhte trupin elektoral te 98 -99 sjell nje adrenalin , nje clirim dhe nje motiv politik ndryshe tek trupi votues shqiptar. Nese analizoni votuesin e ketij koalicioni, sado i percare ne frakcione e grupacione politike, ai ka nje psikologji te njejte , mendon njesoj, ka sjellje te njejte, ka narativ te pandryshuar!
Padyshim qe eshte faktike mungesa e dukshme e liderit/es te ketij koncepti, por dhe opinionit ne pergjithesi! Mungesa e lidershipit ndoshta deshmon se edhe keto parti kane per prioritet individet neper parti qe do rrenditen neper lista deputetesh. Ne kete menyre vetem reciklohet diskursi i pare e degjuar me pare. Nuk e kam te qarte se perse forumet partiake nuk iu reagojne lidereve te tyre kur te qarte e kane , se ne pyetje jane interesa individuale e jo pritje votuesish! Fundja , te gjitha keto parti jane krjuar si rezultat i frustrimit nga lideri i partive te tyre ame …tani , perse perseri e luajne te njejten loje? Sindrom paroksik politik ky!
Ne anen tjeter ne politike edhe paradoksi mer nje spjegim logjik, e ne kete kuptim koaliocioni ASH dhe Alternativa sado paradoksal te duket ne nivel ideologjik , perseri argumentohet hipotetikisht me logjiken e numrave sic thone ata – sado numrat jane nje iluzion i rrejshem para garres se vertete ne diten e zgjedhjeve. Une nuk jam ”fun” i ketij kualicioni dhe per me shume nuk e besoj se do ndodhe para atij mes ASH dhe Beses.
Le shohim! Para do diteve Arsim Zekolli kishte nje shkrim/analize briljante ne DW ku pershkruan BDI si parti shtetformuese ( le kuptohet ketu fenomeni i shtetformimit me kulturen e kontekstit politik lokal) , dhe sado e befasishme te duket kjo qasje dale nga ai , desha te duartrokas qartesine e analizes, aftesine per objektivitet si dhe argumentimin e fuqishem brenda analizes ! Po, ka deshmuar nje shtylle te tille kjo parti dhe kjo flet per poaq harmoni elektorati stabil e te diciplinuar qe nga viti 2001, por edhe per aftesi lidershipi makiavelist e pragmatik! Te pakenaqurit nga lidershipi i kesaj partie i gjen tek te gjithe ata te viteve 98 – 99, por pakenaqesia e tyre mbetet pezhorativ dhe jo akcion! Pra ne prag koalicionesh gjithmone ka logjike politike aty ku elektorati bashkohet natyrshem. Keshtu mes votuesit shqiptar ketu, fitohen dy blloqe politike stabile , jopolarizuese , e te gatshme per te deshmuar nje qeverisje – pervecse makiaveliste e pragmatike tanime edhe gjithperfshirese ne kontekstin e zhvillimit ekonomik.
Ne qe mbajme veten per analiste …duhemi filluar te flasim me objektivitetin e analizen pragmatike njesoj sic kishte bere Arsim Zekolli ne analizen e DW…sepse i kemi provuar te gjitha ”ekstazat” e tjera te shndruara ne padobi kolektive …dy tabore te fuqishme politike shqiptare ketu ne shtet , prodhojne kapacitet per zhvillim ekonomik…dhe e kam thene jo vetem njehere qe eshte nacionalizmi ekonomik sfida e rradhes nder ne …