Serbët nga vende të ndryshme të Kosovës por edhe nga Serbia kanë vizituar sot në Gazimestan, festën e njohur si “Vidovdani”.
E në këtë manifestim, sipas imamit Labinot Maliqi, ka marrë pjesë edhe një serb i cili është lypës në Prishtinë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin se ky person mund të përdoret nga strukturat paralele.
Andaj ka kërkuar nga organet e shtetit që ta përcjellin.
Më poshtë statusin e plotë:
Ky djali që shihet në foto, i përket komunitetit serb dhe jeton në Graqanicë. Është lypës i cili që disa vite e shtrin dorën në lokacione të ndryshme të Prishtinës, por sidomos është i pozicionuar te rrethi (kryesor) i flamurit me shqiponjë.
Shqetësuese është fakti se po i njejti merr pjesë në organizimet e strukturave paralele serbe, dhe së fundmi është parë duke festuar në Gazimestan, aty ku bëhen thirrje nacionaliste si “nuk ka ndarje, Kosova është pjesë e Serbisë.”
Duke marrë parasysh aktivitetin e tij prej lypsari, i cili lirshëm mund të përdoret nga strukturat paralele serbe, kërkojmë që organet e shtetit ta përcjellin aktivitetin e tij dhe mos t’i ipet lëmoshë.