Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri e ka pranuar humbjen në Gjilan. Ai përmes një konferencë për media ka uruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hysenin.
“Qytetarët përmes votës së tyre tashmë zgjodhën kryetarin e ri, të cilin në emër timin dhe në emër të LDK-së e përgëzoj për rezultatin. Zotëri Alban Hyseni do të jetë kryetar i zgjedhur i Gjilanit”, ka thënë Haziri në konferencë për media. “Gjilanasve, kudo që janë dhe për këdo që kanë votuar, i falënderoj. Kemi pasur ditë të mira, kemi pasur vite të gjata, kemi bashkëpunuar dhe kemi punuar bashkë për Gjilanin”, tha në mes tjerash Haziri.