Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është duke qëndruar në Kuvendin e Kosovës.
Para gazetarëve, Lutfi Haziri ka uruar për presidenten pa treguar se çka nënkupton kjo.
“Urime për presidenten”, ka deklaruar shkurt Lutfi Haziri.
Duhet përkujtuar që Haziri ishte pro që LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin e ri të vendit.
Në sallën e Kuvendit të pranishëm janë deputetët e LDK-së, por jo të gjithë morën pjesë në votim në raundin e parë.