Lutfi Haziri thotë se Serbia do ta njohë Kosovën në këtë mënyrë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se Serbia mund ta njohë Kosovën me presion të ndërkombëtarëve, konkretisht SHBA’së.

Kështu deklaroi sot ai në emisionin Pressing, ku tha se marrëveshja duhet të nënshkruhet në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Serbia mundet me pranu pavarësinë e Kosovës, kjo mund të ndodh nëse presidenti Vuçiq e nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit Donald Trump”, tha Haziri.

“Serbia mund t’i heq institucionet e saja nga shteti i Kosovës. Me presion Serbia mund ta njoh Kosovën”, deklaroi ai