Lutfi Haziri thotë se që 10 ditë po i lypin arsyet pse humbi LDK

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka thënë se LDK e ka pranuar rezultatin e 14 shkurtit dhe se ka marrë përgjegjësi për atë.
Ai tha se tash e 10 ditë po i kërkojnë arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK-ja.
“ Që 10 ditë po i lypim arsyet se pse brenda një viti ikën kaq shumë vota nga LDK.

Ka nevojë urgjente që të identifikohen shkaktarët e këtij rezultati, të ristrukturohet program politik dhe sektorial. Zgjedhjet e fundit e dëshmuan sa prodhuan zhurmë debatet e jo programet sektoriale”, tha ai në Klan Kosova.

Haziri tha rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin të tmerrshme dhe se janë duke i hulumtuar arsyet që çuan në këtë rezultat LDK-në.
“Në pandemi ose në rrethana të vështira politike LDK-ja e mori përgjegjësinë e qeverisjes dhe nëse e shofim rrafshin e votuesit u pa që ka qenë i pa knaqëshëm dhe nuk e kanë pranuar”, tha ai.