Prokuroria sot ngriti aktakuzë kundër Lupço Pallevskit – Palços për vrasjen mizore të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Neni me të cilin akuzohet Pallevski parasheh dënimin më të lartë – burgim të përjetshëm. Prokuroria ka kërkuar zyrtarisht bashkimin e dy procedurave dhe fillimi i procedurës gjyqësore pritet në fillim të muajit të ardhshëm. Në fillim të muajit të kaluar janë ngritur akuza ndaj Bore Videvskit, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski për rrëmbimin dhe vrasjen mizore të Vanja Gjorçevskës dhe Zhezhovskit.