Lulzim Jashari: “Falënderoj Tetovën, tetovarët dhe Kasamin për respektin ndaj familjes Jashari” (VIDEO)

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari i shoqëruar nga kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka vizituar sot Varrezat e Dëshmorëve në Tetovë. Ai këtë vizitë e ka bërë pasi ka pranuar dekoratën në emër të Rifat Jasharit, të cilin komuna e Tetovës e ka shpallur “Qytetar Nderi”.

“Sot ne ishim këtu pasi komuna e Tetovës e shpalli “Qytetar Nderi”, mixhën tonë, Rifat Jasharin dhe jemi shumë të lumtur, ndihemi shumë mirë, ndjehemi shumë krenarë, por njëkohësisht duhet të shprehim falënderime edhe për kryetarin e komunës dhe për të gjithë komunën e Tetovës, shqiptarët e Tetovës dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni për respektin ndaj familjes Jashari. Është hera e parë që dikush nga të gjallët e familjes tonë që dekorohet këtu në Maqedoni, pra bëhet fjalë për Rifat Jasharin. Besoj që së shpejti, mixha sapo të kthehet nga Gjermania, së bashku me mua do ta vizitojë Tetovën dhe Komunën”, tha Lulzim Jashari./Gazeta LAJM/