Lulja tregon vuajtjet e saj: E vr*ava burrin sepse më solli në shtëpi një…


Lule Doçi ka qenë pjesë e rubrikës ‘Ka një mesazh për ty’ tek E Diela Shqiptare ku rrëfyeu historinë e dhimbshme të jetës së saj.
Ajo ngeli shtatzënë në një moshë mjaft të vogël, vetëm 16 vjeç e më pas u largua nga shtëpia për shkak të mentalitetit, pasi e lindi ajo e la tek shtëpia e fëmijës. Jetoi me një burrë tjetër për një vit, por nuk i eci siç duhej, e më pas njohu Vladimirin në kooperativë dhe u martua me të.

Pasi e mori vesh Vladimiri historinë e saj me djalin, ai filloi të sillej keq, ta shante, ofendonte dhe shpesh herë e linte jashtë së bashku me fëmijët.
Për shkak të depresionit ku ai e kishte futur dhe për faktin se solli një vajzë tjetër në shtëpi për t’u martuar, Lulja e vr*au bashkëshortin dhe shprehet e penduar sepse në ato momente ajo nuk ishte vetvetja.
Ardit Gjebrea: Po jeta me Vladimirin si shkoi?

Lule Doçi: Si fillim mirë, por me kalimin e kohës më paragjykonte. I tregova për djalin sepse duhej patjetër t’ja tregoja. Ishim shumë të varfër, nuk kishim asnjë të ardhur, punonim në kooperativë vetëm për të siguruar bukën e gojës dhe si pasojë e varfërisë dhe si pasojë e këtij strumbullari që përfshinte jetën time, filloi të më vinte dorë, të më nënvlerësonte, më shante, më ofendonte në sy të komshinjve. Deri në momentin e fundit unë e kam dashur jashtëzakonisht shumë, e dinë fëmijët, e di opinioni, e dinë krejt, i jam gjendur gjithmonë pranë pavarësisht se asnjëherë nuk më ka buzëqeshur goja me të. Mbase u mblodhën të gjitha vuajtjet në një minutë dhe në depresion e sipër që nuk kam dashur kurrë arrita të bëj një vepër penale që jam…

Ardit Gjebrea: Dhe ti e vr*ave. Lule Doçi: Po Ardit. Ardit Gjebrea: Si ndodhi?
Lule Doçi: Momentet e fundit që kam folur me të kanë qenë, ti duhet të dalësh nga shtëpia.
Ardit Gjebrea: Pse? Lule Toçi: Unë kam sjellë një nuse tjetër, do ta sjell këtu, ti merr kalamajtë dhe shko nga të duash.
Ardit Gjebrea: Çfarë nuse kishte gjetur ai?

Lule Toçi: Nuk e di, ka ardhur me një vajzë në shtëpi, më ka paralajmëruar disa herë më përpara, dil përndryshe do të të vras. Nuk di si të ta shpjegoj, por unë kisha dalë jashtë funksionit si njeri, nuk e komandoja më veten. Djalin e madh e kisha në Greqi, 3 fëmijët e tjerë i kisha në shtëpi. Ata thoshin mos u mërzit, jemi bashkë, edhe po të na nxjerrë jetojmë prapë bashkë, sepse na ka nxjerrë dhe jashtë në dimër dhe në verë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Me gjysmë shpirti kam dalë jashtë dhe kam lajmëruar policinë, ka ardhur fugoni i policisë më ka marrë, pastaj fëmijët ngelën rrugëve. Familja ime u shkatërrua plotësisht, jam munduar me çdo forcë e mundësi që të mbaj familjen sepse nuk kisha rrugë tjetër.

Ardit Gjebrea: Të kanë dënuar?
Lule Toçi: Po më ka dënuar Gjykata e Burrelit 10 vjet, kam arritur të bëj vetëm 4 vite dhe jam liruar në 21 Janar të vitit 2016.
Lule Doçi ka treguar se para se të ndodhte kjo ngjarje ajo ka arritur të kontaktojë me të birin që e kishte braktisur në shtëpinë e fëmijës. Prindërit e nuses së djalit e kishin gjetur atë. Ai ka shkuar i ka vizituar disa herë, por pas asaj ngjarje ku Lulja vrau burrin, ai i ndërpreu marrëdhëniet me të.