Lukarevska: “Përpara kemi rrugë të vështirë për të bërë, por jemi të lumtur që tani njihet gjuha maqedonase”

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska ka thënë se dinë të thonë “Jo” në raste kur nuk ka pëlqim për diçka dhe i kanë thënë, duke iu referuar kështu refuzimit të parë të propozimit francez. Sipas saj, tani po vazhdojmë në rrugën më të vështirë, por me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas.

“Ne dimë të themi JO dhe e bëmë”. Vazhdojmë në rrugën më të vështirë, por tani me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas dhe me një diskutim të gjerë që do ta qartësojë tablonë deri në detajin e fundit si përgjigje për të gjitha spekulimet. E di që njerëzit që udhëheqin këtë proces janë përgjegjës dhe nuk do të lejojnë një zgjidhje që do të na ndajë. Këto janë ditë për vendime të vërteta. Të ardhmen tonë nuk duhet t’ia lëmë pasigurisë dhe t’ia lëmë kohës”, ka thënë Lukarevska.

Ndryshe, propozimi i modifikuar francez erdhi pas refuzimit të versionit të parë bullgar nga Maqedonia e Veriut, ku sipas autoriteteve vendase cënohei gjuha, identiteti dhe historia e Maqedonisë. Me modifikimet e fundit disa gjëra janë ndryshuar dhe po shqyrtohen nga institucionet përkatëse të vendit.