Lukarevska: Më shumë se 400 gjoba për mosdhënien e llogarive fiskale

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) pas përfundimit të valës më të madhe të krizës me Kovid zbatoi një numër të madh kontrollesh tek tatimpaguesit për mos dhënien e llogarive fiskale në të gjithë vendin dhe shqiptoi më shumë se 400 gjoba, konfirmoi sot drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska.

“Që në vitin e parë pas prezantimit të aplikacionit “TVSH-jaIme” për qytetarët kemi pasur një numër të madh të raporteve për mos lëshimin e faturave fiskale që kaluan nëpër raporte anonime nga qytetarë në zyrat e Drejtorisë, përmes linjës 198 dhe në mediat sociale publike. Ne kemi vepruar për këtë kudo. Janë bërë një numër i madh i veprimeve dhe kontrolleve”, tha Lukarevska në përgjigje të një pyetjeje gazetari në konferencën e sotme për shtyp me rastin e “Dy vjet TVSH-ja Ime me qytetarët”.

Në periudhën kur ishte vala më e madhe e kr*izës me Kovid, shtoi, kemi shkuar vetëm në mënyrë parandaluese tek të gjithë tatimpaguesit.
“Pas përfundimit të valës, kemi bërë një numër të madh të kontrolleve dhe janë vendosur më shumë se 400 gjoba, dmth gjoba për taksapaguesit në të gjithë vendin”, saktësoi Lukarevska.