Luizi e nis ditën i shqetësuar: Vjen ish i dashuri i Kiarës, do bëhem keq

Luizi e ka nisur ditën e sotme me një shqetësim, të cilin ia ka thënë Bjordit. Ai u shpreh se ka frikë mos sonte hyn në shtëpi ish i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri.

Luizi tha se nëse Butrinti do bëhet pjesë e lojës do e ketë të vështirë për të vazhduar të jetojë me ta brenda katër mureve.

“Mos vjen ish i dashuri i Kiarës. Ka pasur një lidhje publike. Nuk është se e njoh, por e kam dëgjuar si emër. Po me ardh ai bëhem keq. Vështirë se mund t’ja dal po erdhi ai. Kuptohet për ça do vi. Jo se ka ardh me u lidh me Kiarën, por kur je brenda katër mureve nuk mundesh”, tha Luizi ndërsa Bjordi i tha i bindur se diçka e tillë nuk do ndodhë.