Luiz Ejlli paralajmëron “bombën” me Ghetto Geasy

Luiz Ejlli ka marrë sot telefonin e reperit Getoar Selimi për të postuar një video në Instagram

Fenomeni shqiptar i këtij viti, i cili kishte pauzuar në muzikë për afër 10 vite, është shfaqur “live” në userin e Getit për të paralajmëruar një hit që nuk do të harrohet.

Tutje, Ejlli ka treguar se ai për momentin është në Prishtinë, gjë që besohet se kënga është punuar diku në studiot muzikore të Kosovës.

“Nuk e merrni me mend se ça do bëhet”, ka shkruar Luizi në instagramin e tij.