Luis Enrique pranon ofertën e PSG-së

Luis Enrique do të jetë trajner i ri i skuadrës së PSG-së.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ish-trajneri u Spanjës, ka pranuar marrëveshjen me drejtuesit e klubit parisien.

Enrique do të zëvendësoj Christophe Galtierin i cili përkundër se fitoi Ligue 1, klubi ka vendosur ta largojë nga detyra.

Sipas gazetës, klubi I PSG-së është e bindur në marrëveshjen me Enriquen, dhe zyrtarizimi pritet të vjen gjatë javës, edhe pse ka ende disa detaje për t’u finalizuar.