Luis Enrique pranë stolit të Selecao

Pasi dha dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Spanjës, Luis Enrique është pranë një tjetër aventure të madhe. Sipas të përditshms “Sport”, trajneri spanjoll është kontaktuar nga Federata Braziliane e Futbollit, për të marrë drejtimin e Selecao.

Jo vetëm kaq, por duket se Enrique është në “pole” për këtë detyrë, duke qenë se ka mjaft përvojë në drejtimin e një ekipi kombëtar. Brazili ka mbetur pa trajner prej një muaji, që pas largimit të Tite, që nuk arriti të fitojë Kupën e Botës në Katar.

Brazili ka vendosur t’ia besojë kombëtaren një trajneri të huaj dhe Luis Enrique është profili i duhur për këtë detyrë. Sipas mediave, bisedimet kanë disa javë që kanë nisur, ndërkohë që hera-herës janë përmenduar edhe emrat e Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho.