Lu*ftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga “snajperistët më vd*ekjeprurës në botë” nga Kanadaja mbërrin në Ukrainë – tregon pse e bëri këtë

Ndërsa familjet ukrainase po largohen nga vendi i tyre i shkatërruar nga ag*resioni në kufirin e saj polak, një snajper elitar kanadez vendosi të shkonte në Ukrainë, duke hyrë aty natën. “Unë dua t’i ndihmoj ata. Është kaq e thjeshtë”, citohet të ketë thënë ushtari, i cili njihet vetëm me pseudonimin “Wali”, në një intervistë të fundit me Canadian Broadcasting Corp. “Më duhet të ndihmoj sepse këtu ka njerëz që bo*mbardohen vetëm sepse duan të jenë evropianë dhe jo rusë”.

Sipas New York Post, ish-anëtari i elitës së Regjimentit Mbretëror 22e të Kanadasë tha se kjo është një përvojë surreale – dhe kjo vjen nga dikush që shërbeu si në Irak ashtu edhe në Afganistan, si dhe u bashkua me luftëtarët kurdë disa vite më parë për të lu*ftuar ISIS-in.
Wali tha se u përshëndet nga ukrainasit me krahë hapur kur shkoi për të lu*ftuar.

“Ata ishin shumë të lumtur që na kishin ne”, tha Wali. “Është sikur u bëmë miq menjëherë”.
“Një javë më parë, unë isha ende duke programuar gjëra”, ka rrëfyer ai. “Tani po marr raketa antitank në një magazinë. … Ky është realiteti im tani”.
Ish-snajperisti elitar i Forcave Kanadeze ka përvojë të gjerë lu*ftarake me turne të mëparshëm në Irak dhe Afganistan.

Kanadezi tha se do të humbasë ditëlindjen e parë të djalit të tij, i cili është kthyer në shtëpi me pjesën tjetër të familjes së tij të re.
CBC tha se foli me rreth gjysmë duzinë kanadezë të cilët gjithashtu po i bashkoheshin luftës.
Ndryshe, vlerësohet se “produktiviteti mesatar i snajperistit është 7 viktima në ditë” por “Wali” mund të shkaktojë deri në 40 vdekje në ditë./Telegrafi/