Ish-trajneri i kombëtares së boksit të Shqipërisë, Skënder Kurti u raportua si viktima e pestë nga Koronavirus në Shqipëri me datë 23 mars, por Ministria e Shëndetësisë sqaroi se kishte pësuar vdekje klinike dhe po lufton ende për jetën.
Por pas 12 ditësh në gjendje shumë të rëndë, ish-trajneri i kombëtares ka ndërruar jetë.
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, shkroi në profilin e tij zyrtar në Facebook: “Të qoftë dheu i lehtë Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj që këtë herë nuk ja dole!”