Lufthansa Group në vitin 2020 pësoi humbje prej 6.7 miliardë euro


Avio kompania gjermane Lufthansa Group tha se krahas masave shtrënguese për kursim, ajo pësoi një humbje neto prej €6.7 miliardë vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, në vitin 2019, janë realizuar të ardhura prej €36.42 miliardë, ndërsa kjo shifër u ul me 63% vitin e kaluar, pra në €13.6 miliardë. CEO i Lufthansa Group Carsten Spohr e përshkroi vitin pandemik si “më sfiduesin në historinë e kompanisë sonë”.