Lu*fta në Ukrainë – Telefoni “sekret” që Amerika i dha Zelensky para pushtimit rus

Para shpërthimit të lu*ftës në Ukrainë, SHBA i dha presidentit ukrainas, Volodymyr Zeklensky, një telefon satelitor të sigurt.
“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një telefoni të sigurt satelitor që qeveria amerikane i dha qeverisë ukrainase, muajin e kaluar përpara se të fillonte pushtimi rus”, tha një zyrtar amerikan.

“Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me Shtetet e Bashkuara,” shtoi zyrtari i paidentifikuar amerikan.
Zelensky ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vendin e tij dhe aktualisht po zhvendoset në disa lokacione në Kiev që mbrohen nga një prani e konsiderueshme e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një telefon satelitor të ngjashëm edhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, sipas zyrtarit amerikan.
Sipas CNN, u deshën disa ditë që ukrainasit të vënë në funksion telefonat satelitorë pasi udhëzimet për përdorimin e tyre ishin në anglisht dhe jo në gjuhën ukrainase./CNN/