Lu*fta kundër bullizmit, Labinot Azemi shpëton nga vetëvr*asja ndjekësen e tij

“Djali i Hekurt” përveçse ka ndihmuar shumë shoqërinë tonë nga fenomeni i ashtuquajtur bullizëm, së fundmi ka marrë mesazhe edhe për diçka shumë më të madhe se kjo, shkruan Pa Censurë. Labinot Azemi merr mesazhe të shumta çdo ditë nga ndjekësit e tij duke e falenderuar për ndihmën që ai ua jep të tjerëve. Dje, në inboxin e Labinotit erdhi një mesazh ku një ndjekëse e tij është motivuar nga fjalët dhe veprat e Labinotit dhe për këtë arsye edhe ka ndaluar vetvrasjen.

Nga puna e madhe që Labinoti ka bërë deri tash, kuptojmë që e gjitha ishte diçka shumë më e vogël në krahasim me këtë të fundit. Vajza është shprehur se ndjehet shumë e motivuar nga Labinoti dhe tejet falenderuese që ai është bërë shkak që sot të mos kishte një tragjedi, por që të vazhdojë një jetë e re dhe e fuqishme.

Pas këtij mesazhi të fuqishëm, kuptojmë se ndikimi i Labinotit tek publiku është shumë i madh dhe një person i tillë me patjetër duhet të jetë pjesë e televzioneve shqiptare. Në këtë mënyrë, shumë fëmijë e të rritur do të jenë të lirë nga bullizmi, por edhe të jenë sa më larg mendimeve negative për jetën. Ky rast është për shembull dhe nëse do të vazhdonin shfaqjet e tilla në televizionet tona, do të kishte një ndikim të madh tek rinia shqiptare por edhe përgjithësi popullin shqitar./Pa Censurë/
Më poshtë e keni mesazhin e plotë (pa ndërhyrje) të vajzës që kurseu jetën e saj nga motivi që mori nga Labinot Azemi:

Sa zemra mal po me bohet vetem ty kur pot ndegjoj tu fol ato fjal
Sikur po na i lexon mendjen,tpakten per vete po flas
Krejt ata qe mkan bullizu sot tentojn mem fol nrrug e me hy nmhb me mu se un perkunder bullizmit kom arrit ne jet koxha shum amo me fol per bullizem sikur ti skem pas guxim as un jo
Un jom kon me ni pik qe kom dasht me mbyt veten amo cdo dit e ma shum ti jeten e shpirtin je tu na i knaq
Nuk di njeri qysh me te falenderu ty
Deshira jem kishte me gjen met taku e met falenderu per jeten qe na ke ndryshu🙏

Kur ti mke shpetu jeten mu edhe shum tjerve dhurata osht ma e pakta qe muj me bo,

Me fillu met falenderu osht e kot sinqerisht sepse sja dal e as nuk tentoj
Tfalenderoj ekstremisht shum sa sthuhet
Un sot jom Kjo vajze e ky person i lumtur pozitive mbi te gjitha qe ja vlen osht rikthimi i buzqeshjes te prinderve tmi kur pom shohim mu nket menyr ekjo osht krejt krejt fal teje🙏🧿🤍