“Lufta e vitit 2001 e panevojshme, shqiptarët do t’i kishin realizuar të drejtat e tyre – kam pirë kafe me veteranët e UÇK-së”, thotë Angelov

Stojançe Angellov ka folur në DailyClick në TV21 për luftën e vitit 2001, në të cilën ka marrë pjesë edhe ai.

“Lufta e vitit 2001 ishte e panevojshme dhe e importuar, shqiptarët edhe pa të do t’i kishin realizuar të drejtat e tyre”, tha Angellov.

Ai ka thënë se ka pirë kafe me veteranët e UÇK-së dhe se kanë qëndrime të kundërta për luftën e vitit 2001.

“Unë pi kafe me veteranët e UÇK-së dhe kurrë nuk do të pajtohemi për atë që ka ndodhur në vitin 2001, por kemi të njëjtat pikëpamje për të ardhmen. Të ndalet emigrimi i qytetarëve, që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së. Sepse fshatrat ku jetojmë, qytetet janë të përbashkëta. Shqiptarë dhe maqedonas ka në Tetovë, në Gostivar, në Shkup. Prandaj duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku për një të ardhme më të mirë. Lufta tashmë ka përfunduar”, tha Angellov.