Sot, me rastin e 14 Marsit, 20 vjetorit të fillimit të l*uftës së vitit 2001 në anën e Tetovës, Këshilli organizativ, Shoqata e veteranëve të luf*tës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve nga pamundësia për të shënuar këtë ditë si vitet e kaluara, për shkak të Pandemisë COVID-19, bënë homazhe tek vendrephja e dëshmorëve nën Kalanë në fshatin Sellcë.
Lu*fta e vitit 2001 do të mbahet mend dhe shënohet me shkronja të arta në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo lu8ftë erdhi në shprehje në momentet kur kërkesat historike të shqiptarëve hasën në vesh të shurdhër dhe rezistencë aspak racionale nga pala tjetër. Kokëfortësia e palës maqedonase për të mos i përfillur kërkesat legjitime të shqiptarëve, nënçmimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet, përpjekja mizore për të margjinalizuar shqiptarët, improvizimi i situatave të ndryshme antishqiptare, diskriminimi dhe dhu*na kontinuele ndaj shqiptarëve ishin faktorët bazë që na detyruan të mobilizohemi dhe përgjigjemi në gjuhën që ata do ta kuptonin seriozisht. Askush nuk dëshironte që situata të arrinte kulminacionin dhe përfundonte me lu*ftë por, dukej e pamundur arritja e qëllimeve mbi rrugën e qelqtë të paqes, që nënkupton se herët ose vonë të drejtat duheshin fituar dhe marrë me forcat tona dhe jo me dëshirën inekzistente të palës tjetër.