Lufta e UÇK-së/ Institucionet arsimore e kulturore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut firmosin qëndrimin e përbashkët


Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi lu*ftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një njoftimi këto institucione kishin vendosur të organizonin sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” më 25 Nëntor 2020, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi është zhvendosur në një periudhë të dytë, kur të normalizohet situata.

Deklaratë e përbashkët e institucioneve të shkencës dhe kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për UÇK-në. Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët të cilën e gjeni bashkëlidhur në këtë njoftim.

Kohë më pare institucionet që e kanë nënshkruar këtë deklaratë, kishin vendosur të organizonin një sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që ishte paraparë të mbahej më 25 Nëntor 2020. Mirëpo, për shkak të masave anti-COVID 19 për parandalimin e kësaj përhapjeje, ky seson është zhvendosur për t’u mbajtur në një tjetër periudhë kur të normalizohet gjendja.

Por deklarata që do të përmbyllte sesionin shkencor është nënshkruar ndërkaq, ku mes të tjerash në qëndrimin e përbashkët të këtyre institucioneve qendore të shkencës dhe kulturës në tri shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, thuhet se “Lufta çlirimtare dhe rezistenca e popullit të Kosovës, në periudhën 1998-1999, përbën një nga vlerat më kulmore dhe më me ndikim në të ardhmen e popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme me të drejta të barabarta të familjes evropiane. Në luftën e saj (të UÇK) u mishërua rezistenca kundër shtypjes e robërisë njëshekullore dhe morën vlerë sakrificat e brezave të tërë për liri kombëtare, barazi e drejtësi sociale, të kombit të tretë, për nga numri, në ish-Jugosllavi”.