Nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama akuzoi Rusinë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, duke shkelur në këtë mënyrën Kartën e OKB-së. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se referendumet që po organizon Rusia në disa rajone të Ukrainës janë farsë dhe nuk do të njihen nga Shqipëria. Kryeministri theksoi edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën, teksa ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë.
“Këtë vit shpresat e bisedimeve tona janë copëtuar nga një luftë e paprovokuar, e paramenduar e një vendi kundër një tjetër, agresioni mizor i Rusisë kundër Ukrainës. Lufta me zgjedhje e Rusisë është një sulm brutal kundër së drejtës ndërkombëtare, një shkelje flagrante e kartës së OKB dhe kërcënim i drejtpërdrejt ndaj arkitekturës së sigurisë evropiane. Të gjithë ne përpiqemi të projektohemi në të ardhmen, një vend i udhëhequr nga deliri i madhështisë ka vendosur të zvarrisë botën pas, të shkojë kundër gjithçkaje. Kjo është e papranueshme.
Ne do vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën. Lufta e tyre është edhe e jona. Shpresoj që të gjithë anëtarët e OKB që ndajnë parimet e integritetit territorial, t’i ikësh kësaj beteje përcaktuese midis këtyre parimeve është t’i ikësh detyrës për të mbrojtur veten, vendet tona. Referendume farse po zhvillohen në disa pjesë të territorit të pushtuar të Ukrainës nën kërcënimin e pushkës. Këto veprime shkojnë përkundër së drejtës ndërkombëtare e jo vetëm. Ne i dënojmë këto veprime të fabrikuara në Moskë dhe nuk njohim asnjë prej këtyre veprimeve. Z.President nuk ka qenë asnjëherë vend i qetë dhe ka shumë sfida serioze të trajtohen në mënyrë të menjëhershme. Terrorizmi mbetet një kërcënim serioz”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al