Lu*fta e la në karrocë, ende kërkon djalin e vet

Lu*fta e fundit në Kosovë për atë ishte si ferr. Forcat policore dhe ushtarake serbe ia vr*anë djalin dhjetë vjeçar, ndërsa djali tjetër i tij ende është në listën e personave të zhd*ukur. Është ky invalidi në karrocë, Abdullah Berisha, i cili në Ditën Ndërkombëtare të të zhd*ukurve, ka iu ka bashkuar aktiviteteve që po mbahen në Prishtinë, në kërkim të të zhd*ukurve. Abdullahun e shoqëron vetëm vajza e tij, pasi gruaja i ka vd*ekur. Abdullah Berisha kujton edhe kohën e lu*ftës dhe përjetime e tij.

“Tjetrin e kom në Shtime prej shkaut që mi ka vr*a 10 vjeçe ka qenë, se tetë ditë rresht në stacion kam qenë, plus më ka zënë në Pejë në lu*ftë dhomë krejt qaty mi kanë thy por ymri, shpëtova edhe sot jam. Në Shqipëri kur kam dalë, kur jam kthy prej Shqipërisë diabeti edhe sot ja si jam mbet as s’kam pension, një rrogë të zhd*ukurit edhe ata e kom kredi krejt se më është dashur se shoqen dy muaj ditë edhe përpara është deshtë me dergu por dy muaj, një muaj në Pejë, një muaj në Prishtinë. Në Prishtinë më ka vd*ekur nga tu*mori në mëlçi, është dashur 40-60 euro në ditë pare me ble barna krejt,” ka deklaruar ai. Berisha shton se për këtë çështje nuk e ka pasur ndihmën e Qeverisë.

“Qeveria nuk më ka ndihmuar kurrë kqyrë krye e kom, tetë ditë rresht në stacion, në të parën ditë ma kanë hup mëditjen më jo edhe ajo është afër një fshati afër neve. Askush hiq përpara nuk më ka ndihmu, njëherë e di kryetari i komunës në këtë gjendje kur më ka gjet mi ka qitë, më doket në konto ku e marrë rrogën 100 euro, kurrë më hiq. Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë mi ka pru në shpi dy herë nga 200 euro, më kurrë me thënë diçka me të ndihmu, me pas rrogë. Mos me konë këta mërgimtarët kur po vijnë edhe pa sebepa kur po më shohin. Shembull ma herët njëri mi la 10 euro aty që vinë me të. E tash jam mbet bukën po duhet me ble,” ka thënë ai.
30 Gushti njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhd*ukur.