Policia Financiare nuk është e sigurt nëse duhani i sekuestruar gjatë aksionit policor në Lubeten, është vendas apo i vendeve fqinje. Kështu thonë banorët të cilët i priti në takim drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muarremi. Kurse një ditë më parë Muarremi tha se duhani është prej vendeve fqinje si Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Greqia dhe i njëjti është nga viti 2017. Siç bëri të ditur kryetar i Bashkësisë Lokale të Lubotenit Rexhep Imeri, drejtori Muarremi u ka thënë së do të formohet Komision special, që do e vërtetojë nëse duhani është legal ose jo. Nëse ndodh që duhani që kanë marrë nuk është ai të cilin ata po e kërkojnë organet hetuese, Imeri tha si duhani mund të ju kthehet banorëve.
Rexhep Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale, fshati Luboten
“Drejtori tha se Komisioni i cili do të formohet special për këtë do të vlerëson se nëse konstatohet që ai nuk është ajo që ata e kanë kërkuar, metëvërtetë mbajmë shpresë se ata do të kthehet tek fshatarët…Drejtori e thotë atë çka i kanë thënë ata në atë moment, në bazë të asaj, mirëpo më tutje do të shihet se gjithçka që ka qenë jolegale dhe pjesa tjetër shpresojmë që të ju kthehet banorëve”
Më tej Imeri tha se si banor i atij fshati e njeh prodhimin vendas dhe siguron që ai duhan është i fshatit Lubeten, por nuk përjashton mundësinë që ka persona që mund të jenë keqpërdorur.
Rexhep Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale, fshati Luboten
“Unë jam pjesë e atij fshati dhe në periudhën e mëhershme edhe unë kam punuar të njejtën kulturë që tanimë nuk e punoj. Edhe unë vetë e di se cila është ajo kulturë, a është e prodhuar nga fshati apo është nga jashtë. Ndoshta disa persona mund të jenë të keqpërdorur, por jo pnë atë se ato janë aktorët kryesor, por se mund të jenë të keqpërdorur. Shumica e asaj që pashë unë dje para syve të mi, është një duhan të cilin ata e kërkojnë”
Gjatë ditës së djeshme Luboteni ka qenë i rrethuar për 7 orë nga forca të shumëta të policisë, të cilët me autoblinda kanë zhvilluar aksionin policor për konfiskimin e duhanit. Banorët e Lubotenit të revoltuar thonin se atyre po u merrej kafshata e gojës. Ata rezistuan për disa orë, duke bllokuar rrugët e fshatit për të mos lënë që policia financiare të largohej nga fshati me duhanin e marrë, pas çka në disa raste situata edhe u tensionua duke kaluar në përleshje verbale mes policisë dhe banorëve. Pas 7 orëve policia me duhanin e konfiskuar u largua nga Luboteni.