Analisti Fatos Lubonja nismën “Open Balkan”, ku vuri theksin te dialogu mes vendeve të rajonit. Lubonja u shpreh se është kundër polarizimit me Serbinë, pasi sipas tij, kjo nismë e fuqizon ekonomikisht, gjë që sipas Lubonjës, mund të lidhet edhe me probleme territoresh.
Më tej, analisti theksoi se kundër kësaj nisme nuk është vetëm Albin Kurti, por edhe shtete të tjera që kanë probleme me Serbinë, si Bosnje Hercegovina apo Mali i Zi.
Fatos Lubonja deklaroi se “Për mua serbi as e ka problem, edhe Rama jo se e përdor për politikat e veta, për të mbuluar këto kr*imet, e gjërat e tjera. Në këtë situatë, kaosi është paaftësia për të qeverisur dhe vijmë aty ku jemi para të panjohurave”.
“Një nga gjërat ekstreme që është prekur në dialogun Kosovë-Serbi është se ka një kërkesë maksimale shqiptare, që është ajo se ‘po nuk kërkuat ndjesë, nuk dialogohet dot, nuk bëhet asgjë’. Kjo është ekstreme. Nga ana tjetër, padyshim dihet që Serbia nuk kërkon ndjesë, përkundrazi kërkon mosnjohjen e Kosovës. Sipas mendimit tim, pak a shumë ideja që vjen është që Serbia po punon me diplomaci për ta shtyrë këtë zgjidhje. Edhe Serbia nuk e do dialogun, të dyja palët nuk e duan.
Serbia kërkon të fitojë kohë, ndoshta edhe terren ekonomik me këto, por nuk do dialog. Albin Kurti tani ka një pozicion që nuk i intereson dialogu. Nuk i intereson sepse e ndjen që Serbia ka më shumë mbështetje dhe Kosova mund të humbasë, për këtë mendoj se ka të drejtë. Këtu vjen faktori i tretë që është ndërkombëtari. Kur ti nuk do të merresh vesh, atëherë ka zgjidhje me lu*ftë. Kur të dyja palët e identifikojnë veten me të vërtetën, aty fillon tragjedia. E vërteta është dialogu.
Në mungesë të dialogut me Serbinë, hyn Shqipëria, e cila në vend që të ndihmojë dialogun, Edi Rama merr një pozicion imponues, duke krijuar këtë konflikt me Kosovën. Deri më tani kemi parë vetëm sharje dhe këtu vijmë te kultura jonë, që e njohim prej 30 vitesh. Roli i ndërkombëtarëve duhet parë me kritikë. Qarkullojnë zëra për ndryshim kufijsh, non paper, etj. Pra, edhe ata janë të paqartë, ndaj shqiptarët duhet të kenë një pozicion më të konsoliduar”, tha Lubonja.
Pyetje: Çfarë e pengon Ramën për të mos pasur një dialog me Kurtin?
Lubonja: E pengon mbi të gjitha kultura. Nëse kemi parasysh Ramën, ai nuk ka bërë ndonjëherë dialog me ata që kundërshtojnë, qoftë opozita, apo ndonjë tjetër, ka bërë vetëm denigrim, ‘këta janë kazan, Luli fle gjumë’, etj. Dialog do të thotë që e vërteta është mes nesh dhe hajde të bisedojmë. Përvec kulturës, është edhe dominimi, që na ka lënë këtu ku jemi, të kemi një sistem autoritar. Këto e pengojnë Ramën. Më herët kishte gjetur Thaçin, por tani ka Kurtin, që e ka dhe ai këtë mungesën e dialogut. Po ta shohësh nga jashtë, neve na paraqet si primitivë, janë të dy primitivë në paaftësinë për të bërë dialog.
Pyetje: Cili është qëllimi i Albin Kurtit?
Lubonja: Ky konflikti nuk duhet reduktuar me Albin Kurtin vetëm. Janë shumë analistë dhe politikanë në Kosovë kundër, i vetmi që ishte pro, ishte ai i Sorosit, Shllaku. Kundërshtimi nuk është vetëm Albin Kurti. Të gjithë ata që kanë probleme me Serbinë, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, nuk kanë hyrë këtu, nuk është vetëm Albin Kurti. Unë kam rezerva për tregun e lirë, sepse tregu i lirë pa kontroll na ka çuar në këtë dominim. Këtu nuk ka treg të lirë, dominohet nga më i forti. Në rastin konkret, jo vetëm humbet, por ti ke një konflikt të ngrirë me Serbinë. Që do të thotë, jo vetëm që do të na dominojë ekonomikisht, por kjo lidhet dhe me problem territoresh. Këtu Shqipëria duhet të luante rol për t’i zgjidhur këto probleme.
Pyetje: Sa kohë kemi ne?
Lubonja: Ne nuk kemi luksin të vazhdojmë, për arsyet tona të brendshme njëherë. Duhet të merremi me faktin që kanë vd*ekur aq shumë njerëz dhe faktin që kemi të deklaruar si vi*ktima të Covid-it shumë pak. Kësaj i bie me fshehur krimin, ky është problem shumë i rëndë. Kemi gjithashtu problemet e mëdha të demokracisë. Kështu që dialogu për ne është shumë i nevojshëm ta ndërtojmë mes vetes njëherë. Në këtë rast, rre*ziku që kemi ne është se të vijnë serbët e të marrin me gjithë c’ke, ushtarët, etj, se ne kemi vetëm një helikopter, që e përdor Edi Rama.
Pjesa ushtarake duhet evituar padyshim. Evitimi bëhet me mendje të qartë dhe projekte të qarta, jo me majisje problemesh, që nesër nuk zgjidhen. Prandaj unë këmbëngul te dialogu. Për mua serbi as e ka problem, edhe Rama jo se e përdor për politikat e veta, për të mbuluar këto kr*imet, e gjërat e tjera. Në këtë situatë, kaosi është paaftësia për të qeverisur dhe vijmë aty ku jemi para të panjohurave. Ne na duhet të jemi sa më të bashkuar, sa më të arsyeshëm. Jam kundër këtij polarizimi me Serbinë.