Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes së Lube Boshkoskit i dënuar më parë në lëndën në opinion të njohur si “Fushata” e pranoi kërkesën për rigjykim të lëndës.
“Paraprakisht për kërkesën për rigjykim ndërsa në pajtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të marrë mendim pozitiv nga prokurori publik kompetent pas çfarë është pranuar kërkesa, për të cilën palët nuk kanë bërë ankesë para Gjykatës së Apelit dhe e njëjta tashmë është përfundimtare” theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale.
Nga Gjykata theksojnë se mbi bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor është formuar lëndë e re penale K.nr. 416/21 dhe kur do të shqyrtohet debati kryesor për gjykim palët dhe opinioni do të njoftohet në kohë.