Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka bërë sot një postim paksa të çuditshëm në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me veshje plazhi në natyrë.
“A ju thashë që jam rrugës për të votuar?” shkruan moderatorja e njohur. Nga ana tjetër kujtojmë se Luana ka paralajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me projekte të reja, dhe të gjithë ne po i presim me padurim!