Luana Vjollca bëhet me shtëpi të re në Kosovë


E ka thënë vazhdimisht se e do Kosovën por ka filluar ta tregojë edhe me vepra duke investuar në pasuri të palujtshme.
Luana Vjollca është bërë me shtëpi të re në lagjen e re që është në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Luana, e cila këto ditë po qëndron në Kosovë për këtë arsye mjaft të fortë.