Luan Rama: Paradoks, zëdhënësi i UÇK në b*urg zëdhënësi i Millosheviçit firmos marrëveshje me Ramën

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, komenton zhvillimet e djeshme në Gjykatën e Hagës, ku ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u përball me akuzat për krime lufte.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se teksa zëdhënsi i UÇK-së ndodhej në paraburgimin e Hagës, zëdhënësi i Millosheviçit nënshkruante me Edi Ramën!

“Shfaqja e Edi Ramës përkrah zëdhënësit të Millosheviçit në të njejtën ditë kur zëdhënësi i UÇK-së shfaqet me pranga në duar si i akuzuar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, është cinizëm po aq i shëmtuar sa instrumentalizimi prej tij i gjithë maskaradës së Hagës për luftë ndaj kundërshtarëve politikë, që më shumë se sa njollosjen e emrit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, synon t’i bëjë gjyqin ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, shkruan mes të tjerash numri dy i LSI.