LSM: Të sëmurët nga COVID-19 dhe punëtorët në izolim të marrin rrogë të plotë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që punëtorët e sëmurë nga koronavirusi , COVID-19, punëtorët të cilët janë në izolim apo në vetëizolim për shkak të ekspozimit ndaj COVID-19, t’u paguhet kompensim i rrogës për pushim mjekësor, përkatësisht kompensim për sëmundje profesionale në vlerë prej 100 për qind.

“Gjatë periudhës së kaluar, jemi dëshmitarë[ se një numër i madh i punëtorëve, jo për faj të tyrin, ose janë të sëmurë nga COVID-19, ose janë në izolim apo vetëizolim për shkak të kontaktit me punëtor tjetër i cili ka qenë i ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, nëse në vend të punës apo gjatë transportit deri dhe nga vendi i punës dhe për ato shkaqe nevojitet që Qeveria, menjëherë përmes sjelljes së Dekretit ta rregullojë statusin e atyre punëtorëve dhe të parandalojë pagesë të rrogës më të ulët se 100 për qind si kompensim të rrogës për pushim mjekësor përkatësisht gjatë paaftësisë së përkohshme për punë”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Me Dekretin e tillë, thonë nga Sindikata, do të parandalohen të gjithë punëdhënësist e pandërgjegjshëm t’i shkelin të drejtat e punëtorëve në ato momente jashtëzakonisht të komplikuara dhe të rënda për ta, e me atë do të sigurohet edhe sigurimi i rrogës dhe ekzistenca e punëtorëve, e tëra me qëllim të tejkalimit të gjendjes së tillë.

Drejtoria e të ardhurave publike, konsiderojnë nga Sindikata, nevojitet menjëherë të informojë cilat kompanil, shfrytëzuese të ndihmës financiare, paguan rrogë më të ulët se 14.500 denarë punëtorëve, për shkak se në fund të ditës, siç thonë, ajo ndihmë shtetërore do të kthehet përmes tatimeve të cilat i paguajnë mu punëtorët, ndërsa në atë rast për paratë tona kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie. Qeveria nevojitet ta ketë këtë parasysh gjatë vazhdimit të mbështetjes financiare për pagesë të rrogave, porosisin nga LSM.