LSM: Punëtorët kanë të drejtë për pushim të paguar pas shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e mbarë shtetit, në pajtim me Marrëveshjen Kolektive të Përgjithshme për sektorin privat nga fusha e ekonomisë, punonjësit kanë të drejtë për pushim të paguar për shkak të rrethanave personale dhe familjare deri në 7 ditë pune gjatë vitit, ndërsa krahas tjerash edhe për fatkeqësi elementare deri në 7 ditë në pajtim me Marrëveshjen e vitit 2016, informojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Në mënyrë plotësuese, është paraparë se në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së krizës apo ndonjë lloji tjetër të fatkeqësive të shpallura me Vendimin e Qeverisë apo një organi tjetër shtetëror kompetent apo institucioni, punëdhënësi mundet punëtorit t’i miratojë numër më të madh të ditëve të lira”, thonë nga LSM.

Njëherësh, nga LSM u bëjnë apel të gjithë punëdhënësve ta respektojnë dhe zbatojnë këtë dispozitë të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat.

Gjithashtu, përmendin se mungesa në punë sigurohet dhe përdoret gjatë ditëve gjatë kohëzgjatjes së arsyes mbi të cilën realizohet, pavarësisht kërkesës në procesin e punës.