LSM-ja ankohet për presion nga Naqe Çulev

Kryetari i LSM-së Darko Dimovski është ankuar se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është nën presion të MPB-së dhe vetë ministrit Naqe Çulev. Inspektor të policisë kanë marr pjesë në takimet e sindikatës së policisë.

Kryetari i sindikatës së policisë dy herë ka qenë i ftuar në polici për shkak të siç shprehet ai kinse një padie penale kundër tij, të iniciuar nga ish kryetari i sindikatës, Zhivko Mitrevski. Kreu i sindikatës së policisë ankohet se në takim me Çulevin është kërcënuar se do të formohet një sindikatë e re në polici dhe se do të bëhet ndarja e anëtarësisë.

Sindikatë e re ishte formuar, ndërsa sindikata e policisë kërkon nga qeveri që të intervenoj dhe të shlyhet organizimi i ri sindikal, sepse sipas tyre është e paligjshme./Alsat