LSM: 92% e punëtorëve do të pushojnë të dielave

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përshëndeti votimin e deputetëve në Kuvend për ndryshimet ligjore në marrëdhëniet e punës që e bëjnë të dielën ditë jopune. Nga atje thonë se kjo ka qenë një nga kërkesat e tyre më të rëndësishme deri më tani.

“Në kontekstin e krizës globale shëndetësore, të shkaktuar nga coronavirusi, është treguar se e diela duhet të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët. Nëpërmjet dialogut social me Qeverinë dhe punëdhënësit, me votimin e sotëm në Kuvend nga deputetët, arritëm të sigurojmë këtë të drejtë të punëtorëve.
Një nga kërkesat kryesore të protestës së LSM-së të mbajtur më 12.12.2021, është votuar nga deputetët dhe më në fund fillon të zbatohet nga 1 janari 2022”, thuhet në reagimin e LSM-së.

Nga atje shtojnë se tani 92 për qind e punëtorëve do të pushojnë, dhe ata 8 për qind që punojnë në aktivitete në të cilat procesi i punës nuk mund të ndërpritet, për punën të dielën do të marrin të paktën 50% shtesë në pagë për çdo orë të punuar të dielën.
Na LSM thonë se sindikatat e bashkuara në këtë organizatë tashmë kanë siguruar rritje 100% të pagave për punë në javë me marrëveshje kolektive./Telegrafi/