lslami: Mesazhi më i fuqishëm që mund t’ia dergojmë Vuçiqit, është vota për Ramushin President

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami, në tubimin përmbullës të fushatës zgjedhore, ka theksuar se mesazhi më i fuqishëm që sot mund t’ia dërgojmë Serbisë se Vuçiqit, është vota për Ramushin President. “Sot kjo është salla më e fuqishme në Kosove sepse votojmë presidentin, votojmë për institucione demokratike stabile, votojmë AAK-në si një ekuiliber të suksesit qeveriseë, votojmë kandidatin tonë Ramush Haradinaj!”, potencoi Islami.

Islami tha se të flasësh për Ramush Haradinajt nuk është e vështirë, për faktin se ai është faqebardhë.
“Të flasësh për Ramushin nuk është aspak e vështirë, sepse ai e ka faqen e bardhë, por ta ndjekësh këtë trim dhe hapat e tij të guximshëm nuk është punë e lehtë, të jetosh në të njëjtën kohë me Ramushin është fat historik, t’i shërbesh Komandantit suprem eëhtë privilegj! Mesazhi më i fuqishëm që ne sot mund t’ia dërgojmë Serbisë së Vuçiqit, është vota jonë për Ramushin President!”, theksoi ai.

Ai më tej tha se jemi mashtruar dhe zhgënjyer me qeveritë dhe kryeministrat jetshkurtër që edhe pse i kishin fituar votat dhe mandatin, silleshin si opozitë, iknin nga përgjegjësia duke i ulur maredhëniet me SHBA-në ne nivelin me të ulët!

“ Vjosa Osmani nuk e ka përvojen e as fuqinë për t’u ballafaquar me temat, sjelljet e saj prej axhamie politike me tregimin per “çkapjen e shtetit” për ta kapur pastaj “krejt vet”, është rrezik për sistemin tonë domokratik. Vetëm pas 5 vjete kur ta kemi përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës, hyrjen në NATO, një ulëse në OKB, AAK edhe mund ta votojë një president tjetër, por tash është koha e ballafaqimit, e këtë mund ta bëjë vetëm Ramushi”, deklaroi Islami.