LSHPM: Pensionistët të mbajnë maska dhe distancë fizike


Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM) i përshëndet masat e Qeverisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve përfshirë edhe transportin falas me autobusë për shfrytëzuesit e pensionit.

“U bëhet thirrje pensionistëve që në mënyrë konsekuente t’i respektojnë masat për të mbajtur maska ​​dhe për të mbajtur distancë sociale ose fizike, kurse transportin me autobusë ta shfrytëzojnë vetëm në rastet kur është e nevojshme”.

“Gjithashtu bëhet apel deri te të gjitha subjektet private dhe shtetërore (banka, posta, marketet, etj.) për t’u dhënë përparësi pensionistëve sepse ato janë një grup i synuar me rrezik, ku niveli i parandalimit duhet të jetë në një nivel më të lartë”, thuhet në kumtesën të Lidhjes të shoqatave të pensionistëve në Maqedoni.

Pensionistët edhe mëtej, me të drejtë, siç theksohet, presin se do të përfshihen me masat e Qeverisë të parapara në pakon e tretë.