LSDM: VMRO-DPMNE ka filluar ta promovojë Zoran Zaevin

Aq e madhe është revolta në VMRO-DPMNE sa që përmes incizimeve ilegale e zhvillojnë betejën e brendshme politike, pa dijeni se me këtë bëjnë promovimin e politikave të Zoran Zaevit dhe LSDM-së.

Në audio incizimet, kryetari Zaev kategorikisht konfirmon se nuk ekzistojnë biseda që i janë dhënë ndonjë Çaushi apo dikujt tjetër përveç PSP-së.

Bisedat konfirmojnë se sektori qytetar është mbështetësi më i fortë i drejtësisë, luftës kundër regjimit dhe konceptit një shoqëri për të gjithë. Këto janë politikat që i përkrah sektori qytetar, kundrejt politikave të ndasive, nacionalizmit dhe krimit dhe kjo është një nga dhembjet më të mëdha të regjimit të DPMNE-së.

Së fundmi, biseda e incizuar jolegale tregon se nuk ka shpëtim për manjatët kriminal të VMRO-DPMNE-së dhe se përgjegjësi për secilin që ka shkelur ligjin do të ketë.