“A i pengon Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së përparimi i Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s dhe prandaj nuk deklarojnë qëndrimin e tyre për referendumin”, parashtron pyetjen përmes njoftimit të sotëm LSDM-ja.
Partia gjithashtu parashtron pyetjen se vallë edhe sot VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski përsëri nuk do të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe shtetit dhe nuk do ta deklarojnë qëndrimin e qartë për referendumin, që sipas tyre paraqet të ardhmen e Maqedonisë.
“VMRO-DPMNE-ja është i vetmi subjekt politik që nuk ka qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme në historinë e re të Maqedonisë” thonë nga LSDM-ja duke pyetur se kësaj partie a i pengon përparimi i Maqedonisë dhe ajo që para Maqedonisë është mundësia për hyrje në BE dhe NATO me identitet maqedonas të garantuar dhe të mbrojtur.
Në njoftimin e sotëm LSDM-ja parashtron pyetjen nëse Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja dëshirojnë që të kthejnë Maqedoninë në të kaluarën e errët, në kohën e dhunës, krimit, pasigurisë dhe tensioneve.
Sipas LSDM-së qytetarët janë të orientuar drejt të ardhmes së ndritshme, për hyrje të Maqedonisë në BE dhe në NATO përmes pranimit të marrëveshjes me Greqinë.
“Prandaj më 30 shtator qytetarët me dinjitet do të thonë po për anëtarësim në BE dhe në NATO me identitet maqedonas të garantuar, do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë”, citohet në kumtesën e LSDM-së./Pacensure