Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ka reaguar edhe LSDM-ja. Nga partia në pushtet thonë se vendimi i sotëm është skandaloz dhe goditje e fortë për drejtësinë nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup.
“Të gjithë qytetarët e dinë mirë se Mijallkov ishte i pakapshëm për institucionet dhe tani rreziku është sërish i madh. Ky vendim rrezikon drejtpërdrejt drejtësinë, jo vetëm për këtë rast, por edhe për të gjitha rastet tjera që janë kundër tij, si dhe për krimin e ish-zyrtarëve të tjerë të VMRO-DPMNE-së. Gjyqtarët janë të pavarur, por ky vendim i turpshëm dhe skandaloz ngre dyshime serioze dhe është një goditje e drejtpërdrejtë për besueshmërinë e gjyqësorit për të siguruar drejtësi për të gjithë.” – deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.