LSDM tërheq propozimin për zgjedhjen e Ljubomir Joveskit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Është tërhequr propozimi që kandidati Ljubomir Joveski të zgjidhet për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për rrjedhojë është ezauruar rendi i ditës i seancës së 13-të të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe ka përfunduar diskutimi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Diskutimi i sotëm ishte vazhdimi i 25-të i seancës së 13-të të Komisionit, ku u debatua për kandidatin për gjyqtar kushtetues Ljubomir Joveski, i cili në ndërkohë doli në pension dhe nuk është më prokuror publik.

Joveski ishte njëri nga kandidatët e propozuar nga LSDM për punë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka kohë që punon me një përbërje jo të plotë, pasi në Kuvend ka ngecur procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.