LSDM sot do të përgjigjet në propozimin e Mickoskit për zgjedhje në mes të korrikut

LSDM sot do të dalë me qëndrim për propozimin e VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në mes të korrikut.

Kryeministri Oliver Spasovski duke qenë mysafir në “Utrinski brifing” të televizionit Slobodna TV , deklaroi se udhëheqësia e LSDM-së dje ka pasur mbledhje, ajo do të vazhdojë edhe sot, dhe se gjatë ditës duhet të dilet me qëndrim për procesin zgjedhor prejse dje lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se për to termini i parë i pranueshëm është mesi i korrikut.

“Është mirë të kemi konsensus për pjesëmarrje në procesin politik. Biseduam në parti, për të gjithë ne e rëndësishme është të shkohet në zgjedhje me të gjitha strukturat politike dhe në atë mënyrë të fitohet legjitimiteti. LSDM si parti përgjegjëse politike deri tani tregoi se ka qëndrime të qarta politike, se nuk harron por realizon…Nuk e kuptoj Mickovskin dhe VMRO-DPMNE-në se kur dëshiron të mbajmë zgjedhje?! U mësuam se opozita nuk ka qëndrim as për një çështje të rëndësishme. Por duhet të kemi vetëdije të lartë në suaza të kësaj krize shëndetësore dhe ekonomike, me qëllim që t’i kompletojmë institucionet dhe të vazhdojë ballafaqimi me Kovid-19, kriza ekonomike, rruga eurointegruese etj”, deklaroi Spasovski.

Në rast se VMRO-DPMNE vendos për bojkot të zgjedhjeve, atëherë funksionarët e saj, sipas kryeministrit teknik, duhet të tërhiqen nga Qeveria për arsye morale.