Pasi bashkëpuntori i Mickoskit nga Peshtani u kap me kokainë, skandal i ri. Mickoski është ulur në të njëjtën tavolinë me personin M.A nga Gërçeic i arrestuar për trafikim të 32 kilogramëve drogë në një aksion policor që preu një kanal ndërkombëtar për kontrabandë droge. Aksioni i policisë është nga 3 dhjetori i këtij viti dhe pikërisht me veturën e personit M.A në të cilin ishte ulur Mickoski është transportuar drogë në vlerë prej 120.000 euro, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Në foto është edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Mickoskit, Antonio Milloshoski.
Çfarë po kërkojnë Mickoski dhe Milloshoski, në të njëjtën tavolinë me njerëzit nga nëntoka, të cilët ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të kontrabandës së drogës?
Rreth DPMNE-së është mbledhur shumë e bardhë.
Çdo ditë ka skandale droge.
Një anëtar i njohur i DPMNE-së nga Peshtani dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit është kapur me kokainë.
Sipas LSDM-së, me çfarë njerëzish është i rrethuar, Mickoski tregon se si është.