LSDM: “Shumica parlamentare e udhëhequr nga ne do të sigurojë që dita e diel të jetë ditë pushimi”

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata me shumicën parlamentare në vazhdimësi dëshmojnë se janë në anën e punëtorëve.
“Kuptojmë në mënyrë të plotë kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për debllokimin e ligjeve që janë në interes të punëtorëve. Punëtorët me të drejtë kërkojnë mbrojtje, ndërsa LSDM dhe shumica stabile parlamentare janë i vetmi opsion për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se shumica e udhëhequr nga lSDM do t’i përmbushë kërkesat e sindikatave dhe punëtorëve.
“Dita e diel ditë pushimi, pagë më të lartë minimale janë e vetmja vetëm me shumicën parlamentare dhe qeveri të udhëheqhur nga LSDM”, thonë nga LSDM.
Ata në fund shtojnë se bllokimet e opozitës do të mposhten dhe se shumica kuvendare e LSDM-së do të sigurojnë që dita e diel të jetë ditë pushimi si dhe paga më të larta për punonjësit.