LSDM: Regjistrimi është operacion i rëndësishëm statistikor, thirrja për bojkot është thirrje për shkelje të ligjeve

“Ligji për regjistrim të popullatës mundëson këtë pranverë, pas pothuajse 19 viteve, në shtet të zbatohet regjistrim në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe rregullat e Eurostatit. VMRO-DPMNE si edhe çdoherë kur sillen zgjidhje të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët, sillet në mënyrë destruktive, pa përgjegjësi dhe në mënyrë antishtetërore.

Bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit nga ana e VMRO-DMNE-së kryesuar nga humbësi Mickoski do të thotë edhe thirrje për shkelje të ligjeve. Kjo është absolutisht absurde dhe gjithsesi rast i parë që mund ta shohim në Evropë dhe botë.

Të jetë më qartë, regjistrimi është operacion statistikor, e jo zgjedhje, në regjistrim nuk votohet, nuk ka humbës dhe prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk ka nevojë të frikësohet nga mbajtja e regjistrimit. Fitues nga regjistrimi do të jenë qyterarët, kompanitë, institucionet, të cilat përfundimisht do të kenë në disponim të dhëna të sakta dhe të besueshme, të domosdoshme për planifikim, krijim të politikave dhe strategji.

VMRO-DPMNE dhe Mickoski mbeten në anën e kundërt të interesave të qytetarëve dhe shtetit, por nuk do ta parandalojnë mbajtjen e regjistrimit në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.” – deklarojnë me shkrim nga Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin.