LSDM reagon: A kishte probleme me gjunjët Mickoski kur ngjitej malit të Vodnos

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për Top Tema në Televizionin Telma pranoi udhëtimet luksoze me klasën e biznesit, biletat e shtrenjta deri në 20,000 euro të paguara me paratë e popullit. Dhe përsëri Mickoski u përpoq të gënjejë, thonë nga LSDM.

– Me qeshje dhe mosbesim nga publiku dhe qytetarët dëgjuan “arsyetimet” e Mickoskit se arsyeja ishin problemet me gjunjët.

A kanë të tre ministrat në qeverinë e Mickoskit që ishin në Uashington me shpenzime shtetërore të njëjtat probleme me gjunjët që duhet të udhëtojnë me klasën e biznesit? E kur u fotografua në Vodno duke u ngjitur, a kishte Mickoski probleme me gjunjët?

Mickoski gënjen dhe tall popullin që e paguan atë, qytetarët. Fluturime të shtrenjta me avion dhe klasa biznesi prej 20,000 eurosh, orë prej 60,000 eurosh, prona të dhuruara prej 300,000 eurosh, ndërsa thotë se nuk ka para për paga më të larta për punëtorët. Kjo tregon arrogancën dhe nënvlerësimin e qytetarëve, por edhe mënyrën se si VMRO-DPMNE dhe Mickoski do të sillen, duke shfrytëzuar paratë e qytetarëve për luksin e tyre personal, thuhet në njoftimin e partisë së LSDM-së.