LSDM tashmë po shprehet e bindur se do të udhëheq me Qeverinë e re. Kjo u nënvizua sot përmes një komunikate.
“Qeveria e re, e udhëhequr nga LSDM-ja, ka plan për reforma në sistemin gjyqësor, për drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë. Ky është një nga prioritetet më të rëndësishëm për të cilat do të punohet intensivisht që nga ditët e para.”, thekson LSDM.
Më tek theksohet se mbështetja nga qytetarët për LSDM nënkupton vazhdimin në rrugën e përparimit, integrimit, demokracisë, drejtësisë, sundimit të ligjit.
“Në të njëjtën kohë, përmes masave konkrete, ne sigurojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për një standard më të mirë jetese dhe paga më të larta.
T mobile In article 1
Ekonomia e re krijon vende pune dhe krijon një shans për të gjithë.
Vazhdon kujdesi shëndetësor i qytetarëve dhe lufta kundër pandemisë globale .
Jemi bërë anëtare e aleancës më të fuqishme në botë, NATO, dhe së shpejti do të fillojmë hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.”, theksohet në komunikatë.
Në fund thuhet se Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja në mandatin tjetër obligohet të japë politika dhe masa edhe më të mira, të orientuara kryesisht në interes të shtetit dhe qytetarëve.